Lidhje

SHBA, shqetësim për inkursionet ruse në Ukrainë


Shtëpia e Bardhë thotë se nuk mund t’i konfirmojë njoftimet se trupat ukrainase kanë shkatërruar një autokolonë ushtarake ruse, e cila thuhet se ka hyrë në Ukrainën lindore.

Një zëdhënëse tha të premten në mbrëmje se zyrtarët janë duke punuar për të mbledhur informacione lidhur me situatën. Ajo tha se SHBA mbeten të shqetësuara lidhur me inkursionet e vazhdueshme ruse dhe per mbështetjen ruse në Ukrainë.

Më parë të premten, Rusia i mohoi njoftimet se një autokolonë ushtarake ruse kishte hyrë në Ukrainën lindore të enjten në darkë dhe se ajo ishte shkatërruar nga trupat ukrainase.

Por zyra e presidentit ukrainas tha se Kievi kishte shkatërruar pjesën më të madhe të autokolonës ushtarake. Zoti Poroshenko po ashtu konfirmoi njoftimet e mediave se automjete ushtarake ruse ishin parë duke u futur në Ukrainë, rreth 30 kilometra nga vendi ku janë ndalur për t'u inspektuar autokolona ruse me ndihma.

Pentagoni tha se Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu dhe Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel kishin diskutuar për autokokonën e ndihmave në një bisedë telefonike të premten.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit tha se zoti Hagel kishte kërkuar sqarime lidhur me autokonën e ndihmave dhe se zoti Shoygu e siguroi atë se në automjetet nuk kishte personel ushtarak dhe se ato nuk po përdoreshin si pretekst për një ndërhyrje të mëtejshme ruse në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG