Lidhje

Ukrainë, forcat qeveritare marrin një stacion policie në Luhansk


Qeveria e Ukrainës thotë se forcat e saj morën një stacion policie në Luhansk pas një beteje të ashpër me separatistët pro-rusë.

Luhansku ka qenë skenë e disa prej luftimeve më të ashpra në javët e fundit.

Ndërkohë, një kolonë automjetesh të blinduara të drejtuara nga kryengritës pro-rusë njoftohet se janë vënë re në afërsi të kufirit rus me një sistem raketash tokë-ajër. Ato u drejtuan për në perëndim, më thellë në territorin që mbahet nga separatistët.

Po sot, separatistët pro-rusë rrëzuan një avion ukrainas Mig-29 që fluturonte në afërsi të zonës.

Në zhvillime të tjera, të paktën 10 civilë u vranë në luftimet e fundit në qytetin Donetsk të mbajtur nga separatistët.

Ndërkohë, zyrtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ndodhen në Rusi për të filluar inspektimin e një autokolone ruse me ndihma që përgatitet të hyjë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG