Lidhje

12 të vrarë në lindje të Ukrainës


Të paktën 12 veta u vranë në lindje të Ukrainës ku luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë vazhdojnë megjithë një armëpushim të shpallur në fillim të muajit.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se nëntë ushtarë u vranë kur makina e tyre e blinduar u sulmua dje. Qeveria e Donetskut tha se të paktën tre civilë u vranë në qytetin e kontrolluar nga rebelët.

32 të tjerë u plagosën; ky është numri më i lartë i viktimave që kur u shpall armëpushimi më 5 shtator.

Të paktën 3,500 njerëz kanë humbur jetën që kur filluan luftimet në prill.

Në një zhvillim tjetër, banorët në qytetin Kharkiv në lindje shkatërruan një nga simbolet më të lavdishme të historisë ruse – një statujë të Vladimir Leninit.

XS
SM
MD
LG