Lidhje

11 të vrarë në Ukrainën lindore


Një sulm ajror shkatërroi një ndërtesë banimi në Ukrainën lindore të martën, duke vrarë të paktën 11 njerëz dhe duke shkaktuar akuza të reja për përfshirje të drejtpërdrejtë të rusëve në betejën e vazhdueshme të Ukrainës kundër rebelëve pro-rusë.

Hollësitë rreth sulmit në qytetin Sniznhe ishin të paqarta të martën vonë, disa orë pasi separatistët fajësuan forcat ajrore të Ukrainës për sulmin.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko mohoi përfshirjen e Ukrainës në sulm, duke thënë se nuk ka patur fluturime të aeroplanëve ushtarakë ukrainas në lindje që nga e hëna. Ai tha se "fluturimi në Sniznhe mund të përshkruhet vetëm si një provokim cinik"- një akuzë e maskuar kundër Rusisë. Kievi gjithashtu ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëzimin e një aeroplani ushtarak ukrainas të hënën pranë Luhanskut. Moska nuk ka komentuar mbi ngjarjen.

Më parë të martën, tensionet rajonale u rritën pasi një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes tha se Kievi ka "prova absolute" se Rusia është përfshirë në rrëzimin e aeroplanit ukrainas.

XS
SM
MD
LG