Lidhje

Ukraina kërkon mbështetjen e BE-së


Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych thotë se vendi i tij ka nevojë për mbështetje ekonomike dhe financiare nga Bashkimi Evropian para se Kievi të nënshkruajë një marrëveshje politike dhe tregëtare me organizatën.

Zoti Yanukovych tha në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë sot se çdo lloj marrëveshjeje do të varej nga një program i përbashkët ndihme ekonomike për Ukrainën.

Ukraina refuzoi të nënshkruante një marrëveshje asociimi me BE-në sot, megjithëse Gjeorgjia dhe Moldavia e nënshkruan një dokument të tillë.

Marrëveshja u siglua ditën e dytë dhe të fundit të takimit të nivelit të lartë të BE-së në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

XS
SM
MD
LG