Lidhje

Ukrainë, Autoritetet përpiqen të rimarrin bazat në lindje


Autoritetet ukrainase u përpoqën dje të rimarrin nën kontroll zona të rëndësishme në kufi me Rusinë, pasi separatistët pro-rusë morën nën kontroll një komandë ushtarake pas një beteje disa orëshe. Një tjetër objekt kufitar në qytetin e Luhanskut po ashtu ra në duart e separatistëve.

Një deklaratë e rojes kufitare ukrainase konfirmoi tërheqjen nga baza e sigurisë, por shtoi se deri dje në mbrëmje një pjesë e trupave ishte rikthyer në bazë dhe po vazhdonte detyrën. Garda Kombëtare tha se gjashtë ekstremistë ishin vrarë dhe tre ushtarë ukrainas ishin plagosur në luftime.

Dëshmitarët, përfshirë gazetarë perëndimorë, thanë se forcat ukrainase braktisën bazën e Luhanskut pasi u mbaroi municioni.
XS
SM
MD
LG