Lidhje

Nënpresidenti Biden në Ukrainë


Nënpresidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Ukrainë për një vizitë që synon nxitjen e qeverisë së Kievit drejt reformave të vazhdueshme. Zoti Biden po ashtu kërkon të risigurojë Ukrainën se situtata në Siri nuk e ka zbehur mbështetjen e Uashingtonit për ambicjet pro-perëndimore të Ukrainës.

Zoti Biden arriti në Kiev sot herët dhe do të takohet me presidentin Petro Prorshenko, para se të adresojë parlamentin ukrainas të martën. Nënpresidenti u takua sot me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klyschko duke e përgëzuar atë për adoptimin e reformave të rendësishme në polici dhe për transparencën.

Gjatë vizitës dy ditore, e pesta kjo qëkur Rusia aneksoi Krimenë në fillim të vitit 2014, zoti Biden do të shqyrtojë përjekjet e kohëve të fundit kundër korrupsionit, përfshi reformën e taksave, para se Shtetet e Bashkuara të miratojnë zyrtarisht një të tretën e huasë prej 1 miliard dollarësh.

XS
SM
MD
LG