Lidhje

Ukrainë, arrihet një marrëveshje armëpushimi


Një udhëheqës i separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore thotë se rebelët do të respektojnë një marrëveshje për armëpushim deri më 27 qershor.

Alexander Borodai njoftoi marrëveshjen dje në Donetsk, ndërsa rebelët iu bashkuan negociatorëve rusë dhe atyre ukrainas në bisedimet që kanë për qëllim dhënien fund të krizës në republikën ish-sovjetike. Ukraina u përfaqësua në këto bisedime nga ish-presidenti Leonid Kuchma.

Armëpushimi pritet të respektohet paralelisht me armëpushimin një javor të shpallur të premten nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko. Zyrtarët thonë se këtë javë pritet të mbahen bisedimet të tjera për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Reuters citoi ish-presidentin ukrainas Leonid Kuchma të ketë thënë se për shkak të marrëveshjes, "një nga problemet kryesore që kishte bllokuar negociatat është zgjidhur".
XS
SM
MD
LG