Lidhje

Poroshenko: Armëpushimi po funksionon


Presidenti i Ukrainës thotë se për herë të parë në vendin e tij po funksionon një armëpushim, pas konfliktit 7-mujor mes trupave qeveritare dhe separtistëve të mbështetur nga Rusia.

Petro Poroshenko tha të premten se 24 orë kishin kaluar pa patur ndonjë ushtar ukrainas të vdekur, ose të plagosur.

Udhëheqësi ukrainas i bëri këto komente në Sidnei, të Australisë, ditën e dytë të një vizite tre-ditëshe në Australi, një aleate e rëndësishme e Perëndimit.

Zoti Poroshenko bëri thirrje të martën për rigjallërimin e marrëveshjejes së paqes të nëshkruar në shtator, e cila është shkelur.

Ukraina e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për furnizimin me armë të forcave rebele që luftojnë me qeverinë e Kievit.

Rusia thotë se ushtarët veprojnë me vullnetin e tyre.

XS
SM
MD
LG