Lidhje

Marrëveshje për zonë ndarëse në Ukrainë


Pjesëmarrësit në bisedimet për paqe në Ukrainë kanë rënë dakord për të krijuar një zonë ndarëse mes trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Në bazë të marrëveshjes së arritur sot në Minsk, secila palë duhet të tërheqë artilerinë 15 kilometra nga vija e frontit për të formuar një zonë ndarëse prej 30 kilometrash.

Marrëveshja e negociuar nga përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, separatistëve dhe Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë synon të forcojë armëpushimin e 5 shtatorit që është shkelur disa herë.

Marrëveshja pritet të vihet në zbatim brenda pak orësh. Tërheqja e trupave do të mbikëqyret nga vëzhgues të OSBE-së.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG