Lidhje

Ukraina thotë se ka gjetur trupat e 15 civilëve


Ushtria ukrainase thotë se ka gjetur trupat e 15 civilëve që ishin në autokolonën e sulmuar nga kryengritësit pro-rusë.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko thotë se përpjekjet për të gjetur trupa të tjerë janë pezulluar, për shkak të luftimeve në zonën lindore të vendit.

Kievi thotë se dhjetra vetë, përfshirë fëmijë mund të kenë humbur jetën kur mortaja dhe raketahedhëse të prodhimit rus, goditën autokolonën që po përpiqej të largohej nga zona e luftimeve pranë qytetit të Luhanskit.

Një udhëheqës separatist mohon që kryengritësit të kenë goditur civilët dhe fajëson për vdekjet forcat ukrainase.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf dënoi sulmin, duke thënë se civilë të pafajshëm që po përpiqeshin t’u shpëtonin luftimeve, u bënë viktima të saj. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë se kush është përgjegjës për sulmin.

XS
SM
MD
LG