Lidhje

DASH shpreh shqetësim për dhunën në Ukrainë


Departamenti amerikan i Shtetit shprehu shqetësim për dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve të opozitës në Ukrainë, ku mijëra banorë janë hedhur në protesata kundër përpjekjeve të qeverisë për të vendosur marrëdhënie më të ngushta me Rusinë.
Përmes një deklarate të lëshuar dje, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki vinte në dukje se është veçanërisht shqetësues rasti i dhunës ndaj gazetares Tetiana Chornovol më 25 dhjetor. Zëdhënësja i bëri thirrje Ukrainës të respektojë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e të shprehurit dhe të grumbullimit.
Gazetarja Chornovol, e cila kishte shkruar artikuj kundër qeverisë, thotë se një grup burrash e nxorrën me forcë nga makina dhe e rrahën, duke i shkaktuar fraaktura në hundë, fytyrë dhe kokë. Një video-kamera në makinën e saj ka regjistruar pamjet e një makine që i bllokon asaj rrugën dhe përplaset me të. Pas bllokimit, thotë ajo, një grup burrash e nxorrën nga makina dhe e rrahën.
Fotografinë e gazetares së dhunar, protestuesit në Kiev po e përdorin tani si simbol të padrejtësisë shtetërore.
Presidenti Viktor Janukoviç e ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar hetime. Autoritetet thonë se kanë bërë dy arrestime.
XS
SM
MD
LG