Lidhje

Ukrainë: 32 të vrarë nga një shpërthim në një minierë


Shpërthimi ka ndodhur në një minierë qymyri në një zonë të kontrolluar nga kryengritësit pro rus.

Autoritetet ukrainase thanë se një shpërthim në një minierë që ndodhet në zonën e kontrolluar nga kryengritësit pro rus, ka lënë pas vetes të paktën 32 të vrarë.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në përpjekje për të shpëtuar një duzinë punëtorësh që mund të kenë mbetur të bllokuar në minierën e qymyrit Zasyadko në qytetin e Donetskut të kontrolluar nga separatistët.

Njoftimin për 32 të vdekur e dha të mërkurën kryetari i parlamentit të Ukrainës Volodymyr Groysman. Separatistët kanë raportuar vetëm për një të vdekur.

Autoritetet lokale thanë se mbi 200 punëtorë ndodheshin në minierë në kohën e shpërthimit, shkaqet e të cilit ende janë të paqarta.

Agjencia pro separatist e lajme në Donetsk, citon zyrtarët të kenë thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga gazi dhe nuk ishte pasojë e ndonjë goditjeje artilerie.

Ukraina lindore është përfshirë për afër një vit në luftime ndërmjet kryengritësve rusisht folës dhe qeverisë së Kievit.

XS
SM
MD
LG