Lidhje

Anketat: Poroshenko kryeson garën presidenciale në Ukrainë


Biznesmeni miliarder Petro Poroshenko duket se është kandidati kryesor që mund ta fitojë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, të dielën e ardhshme.

Anketat parazgjedhore tregojnë se 48-vjeçari Poroshenko, i njohur si “mbreti i çokollatës”, ngaqë ka në pronësi disa dyqane ëmbëlsirash, kryeson ndjeshëm garën me 18 kandidatë të tjerë, mes të cilëve është edhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko.

Ajo ishte në burg, pas dënimit për abuzim me detyrën, kur në pushtet ishte ish Presidenti Viktor Yanukovych, por u lirua nga burgu pasi ai u largua nga vendi për në Rusi, kur filluan protestat antiqeveritare në Kiev.

Poroshenko ka qenë ministër i jashtëm dhe ministër i ekonomisë në administrata të mëparshme, mes të cilave edhe ajo e zotit Yanukovych që gëzonte mbështetjen e Moskës. Por zoti Poroshenko u bë financuesi kryesor i protestave kundër zotit Yanukovych dhe ka premtuar se do t’i përmirësojë marrëdhëniet e vendit me Rusinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG