Lidhje

Presidenti ukrainas i jep fund armëpushimit të njëanshëm


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko thotë se ai nuk do të zgjas armëpushimin e njëanshëm 10-ditorë në Ukrainën lindore, duke u zotuar për sulme të reja mbi rebelët pro-rusë.

Zoti Poroshenko, në një deklaratë të publikuar sot në internet tha se vendimi i tij ishte "një përgjigje ndaj terroristëve, rebelëve, plaçkitësve", dhe të gjithë atyre që sipas tij kanë "paralizuar ekonominë e rajonit".

Pak kohë më pas, ai në një fjalim televiziv kombëtar dha të njejtin mesazh, ndërkohë që agjencia ukrainase e lajmeve Interfax, citoi separatistët në qytetin lindor të Kramatorskit të kenë thënë se operacionet luftarake kanë rifilluar.
Armëpushimi i brishtë, i cili përfundoi mbrëmë, u cilësua si një shans për çarmatosjen e separatistëve dhe fillimin e negociatat më të gjera që kishin për qëllim një amnisti për rebelët dhe zgjedhje të reja rajonale. Por rebelët nuk pranuan të çarmatosen, dhe qeveria Kievit citoi raste të shumta të shkeljes së armëpushim që nga shpallja e tij më 20 qershor.

XS
SM
MD
LG