Lidhje

I emëruari për kreun e Pentagonit mbështet ndihmën ushtarake për Ukrainën


Personi i zgjedhur nga Presidenti Obama për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, Ashton Carter tha sot se ai mund ta mbështesë idenë e dërgimit në Ukrainë të armatimeve për të luftuar me kryengritësit me mbështetjen e Rusisë. Ai i bëri këto komente në seancën e konfirmimit të tij në Senat, pasi senatori republican John McCain e pyeti në se ai mendonte që SHBA duhet t’i dërgojnë Kievit armatime për të luftuar me rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti se Gjermania nuk do të çojë armatime në Ukrainë, por do të përqëndrohet tek një zgjidhje dipomatike e çështjes. Të hënën zonja Merkel vjen në Uashington për t’u takuar me presidentin Obama.

Ndërkohë, shefja e politikës së jashmte të BE-së bëri thirrje për një marrëveshje të menjëhershme në Ukrainën lindore, ku gjatë luftimeve të sotme sipas zyrtarëve, janë vrarë 3 persona.

Dëshmitarët panë sot të paktën tre trupa jashtë një spitali që u godit me predha në qytetin e Donetskut, nën kontrollin e rebelëve.

Përmes një deklarate, zonja Federica Mogherini tha se “luftimet, të provokuara nga ofensiva e vazhdueshme e separatistëve, kryesisht përreth Debalt-sev-it, po shkaktojnë vuajtje të mëdha njerëzore dhe po minojnë të gjitha përpjekjet që synojnë t’i jepet një zgjidhje politike konfliktit.”

Shefja e politikës së jashtme të BE-së bëri thirrje për “një marrëveshje të përkohëshme lokale për të paktën 3 ditë” e cila të hyjë në fuqi menjëherë.

XS
SM
MD
LG