Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Ukrainën lindore


Autoritetet në Kiev thonë se të paktën 13 ushtarë ukrainas dhe shtatë civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në luftime në pjesën lindore të vendit. Incidentet shënohen pas dështimit të bisedimeve të fundit që synonin arritjen e një armëpushimi.

Të paktën 20 ushtarë u plagosën kur separatistët sulmuan fshatrat rreth Debaltseves, një ndër nyjet e rëndësishme të transportit në zonë.

Shtatë civilë gjetën vdekjen nga luftimet dhe bombardimet në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Nuk ka pasur njoftime për dëmet në radhët e kryengritësve.

Luftimet e fundit zhvillohen një ditë pasi bisedimet mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë nuk arritën të shënojnë përparim.

XS
SM
MD
LG