Lidhje

Luftime të reja në Ukrainën lindore


Në një raund të ri të luftimeve mes trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore sot njoftohet se janë vrarë civilë dhe luftëtarë, duke kërcënuar armëpushimin e brishtë.

Seperatistët thonë se 15 luftëtarë dhe një numër civilësh kanë vdekur në luftimet që u zhvilluan rreth qytetit Mariinka, të kontrolluar nga forcat qeveritare, një pikë strategjike në perëndim të qytetit Donetskut, të kontrolluar nga seperatistët.

Ushtria e Ukrainës akuzoi separatistët pro-rusë për ndërmarrjen e një sulmi në shkallë të gjerë me tanke dhe artileri sot herët pranë qytetit Mariinka.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve në Moskë se Rusia ishte "e shqetësuar nga veprimet provokuese" të forcave të armatosura të Ukrainës. Ai bëri thirrje për një zbatim "të pakushtëzuar" të marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes qeverisë së Ukrainës dhe seperatistëve pro-rusë në muajin shkurt.

Më shumë se 6400 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në Ukrainën lindore, në prilli të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG