Lidhje

Ukrainë: Gjykatësi refuzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Timoshenkos

  • Zëri Amerikës

Ukrainë: Gjykatësi refuzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Timoshenkos

Ukrainë: Gjykatësi refuzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Timoshenkos

Gjykatësi në çështjen e ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko, e cila akuzohet për abuzim pushteti, ka refuzuar një kërkesë të prokurorisë për ta arrestuar atë për ndërprerje të procedurave.

Në vendimin e tij në gjykatën e Kievit, gjykatësi Rodion Kirejev u pajtua me prokurorët se zonja Timoshenko kishte ndërprerë dhe vonuar procedurat duke treguar mospërfillje për gjykatën. Por ai e hodhi poshtë kërkesën e prokurorëve duke thënë se gjykata ka mënyra të tjera për ta zgjidhur këtë çështje dhe se arrestimi duhet të jetë mjeti i fundit.

Julia Timoshenko, udhëheqësja kryesore e opozitës në vend, e ka dënuar gjyqin si një farsë dhe e ka akuzuar gjykatësin si kukull të presidentit Viktor Janukoviç, i cili po përpiqet të mos e lejojë atë ta sfidojë presidentin politikisht.

50-vjeçarja Timoshenko akuzohet për abuzim pushteti se ka nënshkruar një kontratë për importin e gazit natyror me Rusinë në vitin 2009, për të cilën prokurorët thonë se ishte në dizavantazh të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG