Lidhje

Ukrainë: Ish kryeministrja Tymoshenko në grevë urie


Një avokat i ish kryeministres së burgosur ukrainase, Yulia Tymoshenko thotë se ajo ka hyrë në një grevë urie që kur dyshohet së është goditur nga gardianët e burgut.

Serhiy Vlasenko tha sot se gardianët e qëlluan zonjën Timoshenkë ndërsa po e çonin në spital të premten. Ai tha se ajo ka shenja në krahë dhe stomak.

Prokurorët pranojnë se ajo është çuar në spital kundër dëshirës së saj, por hedhin poshtë akuzat se ajo është goditur.

Zonja Tymoshenko u ankua për disa dhimbje shpine dhe ka kërkuar trajtim mjekësor.

Udhëheqësi i opozitës u dënua me 7 vjet burg vitin e kaluar nën akuzat për një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009. Ajo përballet me një gjyq për evazion fiskal , dhe ajo mund të dënohet deri në 12 vjet burg.

XS
SM
MD
LG