Lidhje

Ukrainë: Kabineti i ish kryeministres Timoshenko akuzohet për shpërdorim fondesh


Ukrainë: Kabineti i ish kryeministres Timoshenko akuzohet për shpërdorim fondesh
Ukrainë: Kabineti i ish kryeministres Timoshenko akuzohet për shpërdorim fondesh

Qeveria e Ukrainës po akuzon kabinetin e ish-kryeministres Julia Timoshenko për shpërdorim të miliona dollarëve.

Presidenti Viktor Janukoviç paraqiti sot rezultatet e një kontrolli ndërkombëtar që kishte kërkuar për qeverinë e zonjës Timoshenko, duke thënë se dokumentat paraqesin prova për larje parash.

Deklaratat bëhen vetëm dy javë para zgjedhjeve për pushtetin vendor. Vota shihet si tregues i popullaritetit të zotit Jakunoviç në vend.

Aleatët e zonjës Timoshenko e quajtën kontrollin hetim me motive politike.

Ata thanë se kontrolli i kryer nga firmat amerikane Trout Cacheris, Akin Gump Strauus Hauer dhe Feld, and Kroll Inc., ishte i njëanshëm për shkak se kompanitë kishin përfaqësuar më herët një nga mbështetësit financiarë të presidentit.

Firma Trout Cacheris, e cila kryesoi kontrollin, tha në një deklaratë se me punën e tyre kishin gjetur dëshmi për përdorimin e korporatave ndërkombëtare, kontratave të rreme dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë për larjen e parave, përfshirë “palët private nga administrata e mëparshme”.

XS
SM
MD
LG