Lidhje

Ukrainë, plagoset kryebashkiaku i qytetit lindor të Kharkivit


Kryetari i bashkisë së qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, është në gjendje të rëndë pasi u qëllua me snajper.
Zyrtarë të qeverisë thonë se Hennady Kernes ishte duke ngarë biçikletën në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, kur u qëllua në shpinë nga një sulmues i paidentifikuar.
Zoti Kernes ka kundërshtuar protestat popullore në Kiev që çuan në përmbysjen e presidentit Viktor Janukoviç. Por ai ka thënë se nuk mbështet separatistët pro- rusë të cilët kanë bërë thirrje për organizimin e një referendumi për pavarësi për Ukrainën lindore.
Zyrtarët në Kharkiv thonë se zoti Kernes është në spital "duke luftuar për jetën e tij".
Ndërkohë, Pentagoni thotë se dje Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel bisedoi me telefon me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoygu, për të mësuar synimet e Rusisë në Ukrainë.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se ministri Shoygu siguroi zotin Hagel se forcat ruse nuk do të pushtojnë Ukrainën lindore.
Zëdhënësi i Pentagonit gjithashtu tha se zoti Hagel ka shprehur mbështetjen për të drejtën e Ukrainës për të ruajtur ligjin dhe rendin dhe përsëriti thirrjen e tij për dhënien fund të ndikimit destabilizues të Rusisë në Ukrainë. Hagel paralajmëroi se Rusia përballet me izolim të mëtejshëm, nëse vazhdon agresioni i saj në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG