Lidhje

Protesta masive në Kiev


Rreth 200 mijë protestues pro-evropianë u grumbulluan sot në kryeqytetin e Ukrainës kundër përpjekjeve të presidentit Viktor Yanukovych për të forcuar lidhjet me Rusinë, ndërkohë që Bashkimi Evropian njoftoi se do të pezullojë bisedimet e asocimit me Kievin.

Pak minuta para tubimit, shefi i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Štefan Füle
tha në Tweeter se blloku prej 28 vendesh po i pezullonte bisedimet deri sa të merrte një angazhim të qartë nga zoti Yanukovych se Ukraina do ta nënshkruajë marrëveshjen.

Ai tha se argumentet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të marrëveshjes nuk bazohej në realitetin.

Zoti Yanukovich pritet të shkojë të martën në Moskë për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin. Protestuesit që mbushnin sheshin e Pavarësisë në Kiev shqetësohen se këto bisedime mund të çojnë në një aleancë më të ngushtë mes dy vendeve fqinje.

Ndërkohë, senatori amerikan John McCain u takua dje në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev me udhëheqës kryesorë të qeverisë dhe të opozitës.

Senatori amerikan, John McCain, u takua me udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës në Ukrainë, para një mitingu proteste për ta detyruar qeverinë të janë dorëheqjen. Zoti McCain shprehu mbështetjen e tij për protestuesit, të cilët kanë pushtuar qendrën e Kievit, pothuajse gjatë tri javëve të kaluara.

"Jam shumë krenar për çfarë po bën populli i Ukrainës për të vendosur demokracinë në vend”.

Morali mes protestuesve ishte i lartë dje, një ditë para protestave masive, të organizuara si nga opozita, ashtu edhe nga përkrahësit e Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Protestat shpërthyen muajin e kaluar pas një vendimi presidencial për t’u tërhequr nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Kievi tha se do të përqendohej në përmirësimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Rusinë.

Ushëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, akuzoi Moskën për gjëndjen e tensiunuar.

"Fqinjët tanë rusë po ushtrojnë presion dhe presin që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Doganor, edhe pa nënshkruar marrëveshje. Rruga drejt këtij qëllimi është gjakderdhja në rrugët e Kievit”.

Moska nuk ka komentuar direkt për vizitën e Senatorit McCain, por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha dje se qeveritë perëndimore “me sa duket, kanë humbur sensin e realitetit”, duke kundërshtuar kthimin e Ukrainës tek Moska.
XS
SM
MD
LG