Lidhje

Ukrainë: Vazhdojnë protestat kundër ligjit të gjuhës


Parlamenti ka miratuar një ligj që e bën rusishten gjuhë zyrtare rajonale në zonat kryesore ruse të Ukrainës

Qindra njerëz po protestojnë për të dytën ditë rresht në kryeqytetin e Ukrainës - Kiev, mbasi parlamenti miratoi një ligj që parashikon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare rajonale në zonat kryesore ruse të Ukrainës.

Ligji u nxit në parlament të martën nga mbështetësit e presidentit Yanukovich, i cili ka mbështetjen e zonës rusishtfolëse të lindjes. Pjesa perëndimore e vendit flet gjuhën ukrainase dhe njihet si një zonë shumë nacionaliste.

Kryetari i parlamentit të Ukrainës, Volodymyr Litvin dha dorëheqjen, duke thënë se votimi ishte i paligjshëm. Disa kundërshtarë të ligjit kanë paralajmëruar se do të hyjnë në greva urie.

Dje ka patur përleshje jashtë ndërtesës së qeverisë në qendër të qytetit. Përleshjet shpërthyen jashtë një ndërtese qeveritare në qendër të qytetit, ku presidenti Viktor Janukoviç do të mbante një konferencë për shtyp.

Projekt-ligji, i cili duhet të nënshkruhet nga presidenti që të kthehet në ligj, u miratua të martën, pasi u kalua me shpejtësi në parlament. Ai i ishte paraqitur parlamentit me një propozim të papritur nga ligjvënësit pro-Janukoviçit.

Ish kryeministrja e burgosur Timoshenko ka nxitur mbështetësit e saj për të kundërshtuar ligjin.

XS
SM
MD
LG