Lidhje

Ukrainë, firmoset ligji kundër statusit të pa-angazhuar


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko nënshkroi sot një ligj që anulon statusin e pa-angazhuar të Ukrainës, por la të kuptohet se do të zhvillojë një referendum për antarësimin e vendit në NATO.

Në komentet për gazetarët, zoti Poroshenko tha se po punon për reformat ekonomike dhe ristrukturimin e forcave të armatosura për të përmbushur standardet e BE dhe NATO-s, por tha se do ta lërë në dorë të ukrainasve vendimin për t’u përfshirë apo jo në NATO.

Parlamenti pro-perëndimor i Ukrainës miratoi me shumicë dërrmuese ligjin që anulon statusin neutral dhe të paangazhuar të Ukrainës. Rusia e cilësoi si jo-produktiv ligjin.

Zoti Poroshenko tha se ka në plan të takohet me Presidentin Putin, Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Francois Hollande më 15 janar.

XS
SM
MD
LG