Lidhje

7 të vrarë nga luftimet në Luhansk


Ukraina thotë se qindra separatistë pro-rusë të armatosur rëndë sulmuan një ndërtesë të qeverisë dje në mëngjes në afërsi të kufirit rus, duke shkaktuar një betejë një ditore në të cilën u vranë 7 vetë.

Luftimet pranë Luhanskit, një nga betejat më të mëdha të kryengritjes separatiste dy-mujore, ngjallën kritika të reja nga Shtetet e Bashkuara rreth rolit të Rusisë në dhunën në rritje në Ukrainën lindore.

Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Rusinë për mbështejten e kryengritjes me luftëtarë rusë dhe armë, duke thënë se Moska nuk ka bërë "asgjë për të ndaluar" kalimet ndërkufitare të luftëtarëve dhe armëve.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki foli dje, vetëm disa orë pasi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi një projekt-rezolutë të Kombeve të Bashkuara për krijimin e "korridoreve humanitare" që do të garantonin qasje të papenguar të ndihmave humanitare në rajon.
XS
SM
MD
LG