Lidhje

Ukrainë: Marrëveshje për ndalimin e ballafaqimit


Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit e protestave opozitare ranë mbrëmë dakord për një ndalim të ballafaqimit, pas përleshjeve më vdekjeprurëse në afro tre muaj që lanë të vrarë të paktën 26 vetë dhe plagosën qindra të tjerë.

Një deklaratë në faqen elektronike të presidentit Viktor Yanukovich e njoftoi marrëveshjen, duke thënë se synon të ndalë gjakderdhjen dhe të stabilizojë situatën në interes të qetësisë sociale. Nuk pati hollësi të mëtejshme.

Agjencia ukrainase e lajmeve Interfax citon udhëheqësin e opozitës Vitali Kliytschko sipas të cilit ai ka marrë garanci se nuk do të ketë përpjekje të tjera qeveritare për të bastisur kampin e tendave të protestuesve.

Marrëveshja për ndaljen e ballafaqimit u arrit një ditë pasi policia sulmoi një kamp të protestuesve, që u pasua nga disa orë luftimesh dhe u dënua ashpër nga forcat politike perëndimore.
XS
SM
MD
LG