Lidhje

Stërvitje e përbashkët amerikano-ukrainase


Në Ukrainën perëndimore filloi të hënën një stërvitje ushtarake që përfshin forca ukrainase dhe amerikane, së bashku me trupa nga më shumë se 10 vende të tjera. Stërvitja zhvillohet ndërkohë që luftimet mes trupave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia janë shkallëzuar në Ukrainë lindore, megjithë armëpushimin.

Rreth 1,800 trupa nga 18 vende (Ukraina, Azerbaixhani, Bullgaria, Kanadaja, Estonia, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Letonia, Lituania, Moldavia, Norvegjia, Polonia, Rumania, Serbia, Spanja, Turqia dhe SHBA), shumica anëtarë ose partnerë të NATO-s, marrin pjesë në stërvitjen e quajtur Rapid Trident 2015, e cila zhvillohet në rajonin e Lvivit pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi një deklaratë të hënën ku e dënon stërvitjen, duke e quajtur atë një "demonstrim të qartë" nga NATO-ja "të mbështetjes pa kushte ndaj politikave të autoriteteve të Kievit" në juglindje të Ukrainës, “si rezultat i të cilave civilë vazhdojnë të vdesin në rajon për çdo ditë."

Ushtria amerikane e përshkroi stërvitjen si "një manovër rajonale pas trajnimit në terren fokusuar në operacionet paqeruajtëse dhe stabilitetin."

XS
SM
MD
LG