Lidhje

SHBA presin përgjigje për propozimin ndaj Rusisë


Presidenti rus Vladimir Putin i telefonoi dje Presidentit Barack Obama për të diskutuar propozimin amerikan për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama ka sugjeruar që zoti Putin të ofrojë një përgjigje me shkrim për zgjidhjen diplomatike që iu paraqit Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov nga Sekretari i Shtetit John Kerry këtë javë.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën nuk jep hollësi për propozimin që iu sugjerua Rusisë, por Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Rusisë të tërheqë trupat brenda perimetrit të bazave të saj në Krime dhe të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë të futen në Krime për të garantuar sigurinë e popullatës ruse në gadishull.

Presidenti Obama tha se qeveria ukrainase vazhdon të ndjekë një qëndrim të frenuar për të qetësuar situatën dhe i bëri thirrje Rusisë të mbështesë procesin dhe të shmangë provokimet e mëtejshme.
XS
SM
MD
LG