Lidhje

Poroshenko zgjat afatin e armpushimit


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka zgjatur armpushimin e njëanshëm me separatistët pro-rusë për tri ditë të tjera.

Disa prej separatistëve kanë thënë se do ta respektojnë armpushimin për sa kohë që e respekton edhe ushtria ukrainase.

BE u ka kërkuar separatistëve dhe përkrahësve të tyre në Moskë të marrin hapa për të qetësuar situatën në Ukrainën lindore, përfshirë zhvillimin e bisedimeve domethënëse për paqe dhe lejimin e një ekipi evropian për të mbikqyrur respektimin e armpushimit.

Më herët dje, Ukraina nënshkroi një marrëveshje të re të ekonomisë dhe tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, duke revoltuar Rusinë, e cila ka kërcënuar se do të hakmerret. Kjo është e njëjta marrëveshje që u hodh poshtë nga ish-presidenti Viktor Janukoviç, gjë që çoi në rrëzimin e tij dhe në kaos në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG