Lidhje

Vazhdojnë protestat në Ukrainë


Në Ukrainë, krerët e opozitës folën sot përpara dhjetëra mijëra demonstruesve në Sheshin e Pavarësisë së Kievit dhe premtuan se do të vazhdojnë trysninë ndaj Presidentit Viktor Janukoviç.

Vitali Klitchko, kreu i partisë opozitare UDAR, tha se populli ukrainas është mashtruar nga qeveria.

Presidenti Janukoviç përballet prej gati një muaji me protesit e zemëruar pas vendimit të tij të papritur për të pezulluar një marrëveshje politike dhe tregtare me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Gjatë javës së kaluar në Sheshin e Pavarësisë të kryeqytetit janë mbledhur një numër më i vogël demonstruesish, por partitë e opozitës shpresojnë ta mbajnë ndezur vrullin e lëvizjes së protestës.
XS
SM
MD
LG