Lidhje

Ukrainë: Gaz lotsjellës ndaj protestuesve


Policia në Ukrainë përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve pro-evropianë, ndërsa ata vazhduan demonstratat kundër vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje historike me Bashkimin Evropian.

Përleshjet shpërthyen sot në sheshin qëndror të Kievit lidhur me njoftimin e papritur të kabinetit javën e kaluar se qeveria po largohej nga një marrëveshje me BE-në dhe po përqëndrohej në lidhjet tregëtare me Rusinë.

Marrëveshja me Bashkimin Evropian do të nënshkruhej këtë javë në takimin e nivelit të lartë në Vilnus të Lituanisë.

Marrëveshja u pezullua të enjten, kur parlamenti refuzoi të miratonte një ligj që do të lironte nga burgu ish kryeministren Yulia Tymoshenko.

Lirimi i saj ishte kushti kryesor i vënë nga BE-ja për nënshkrimin e marrëveshjes së associmit me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG