Lidhje

Ukrainë, Janukoviç takohet me tre ish presidentët


Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç u takua me tre ish presidentë dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e tensionuar në vendin e tij.

Trazirat në Ukrainë filluan pasi presidenti Janukoviç nuk pranoi të nënshkruajë një marrëveshje tregëtare me Bashkimin Evropian, duke zgjedhur në vend të saj forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Ndërkohë ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland u takua me tre drejtues të opozitës dhe pritet të takohet po sot edhe me presidentin Janukoviç. Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, po bashkëpunojnë nga afër me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e krizës.

Mijëra protestues që kundërshtojnë vendimin e presidentit për mos-nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në, vazhdojnë të jenë të grumbulluar në rrugët e kryeqytetit Kiev. Të paktën dhjetë protestues u plagosën gjatë natës kur forcat e rendit ndërhynë për të hequr tentat që ata kishin ngritur para ndërtesave qeveritare.

Dje zyrtarët e udhëheqëses së burgosur të opozitës, Julia Timoshenko, thanë se policia bastisi zyrat e partisë së saj duke konfiskuar kompjuterat. Policia i mohon këto akuza. Nën presidenti amerikan Joe Biden bisedoi dje në talefon me presidentin Janukoviç dhe i bëri thirrje udhëheqësit ukrainas të hyjë në dialog me opozitën.
XS
SM
MD
LG