Lidhje

Ukrainë, qeveria paralajmëron përdorimin e forcës ndaj protestuesve


Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka paralajmëruar protestuesit anti-qeveritar se autoritetet mund të përdorin forcën kundër tyre.

Zoti Azarov tha dje në televizionin rus Vesti 24 se nëse ata që ai i quan "provokatorë" nuk ndalin nxitjen e përleshjeve, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër.
Kryeministri Azarov tha se shpreson se logjika do të fitojë dhe se shumë çështje mund të zgjidhet në tryezën e bisedimeve.

Protestuesit anti-qeveritar marshuan dje në Kiev për të tretën ditë me radhë. Në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve janë plagosur qindra vetë.

Ukrainasit janë të zemëruar me vendimin e presidentit Viktor Janukoviç në nëntor të vitit të kaluar për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian të planifikuar prej kohësh në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Protestuesit janë të zemëruar edhe nga miratimi i ligjeve të reja që kufizojnë protestat.
Presidenti Janukoviç ka ofruar të takohet me drejtuesit e opozitës.
XS
SM
MD
LG