Lidhje

Kryeministri ukrainas paralajmëron protestuesit


Kryeministri i Ukrainës i ka paralajmëruar protestuesit anti-qeveritarë t’i japin fund tensioneve në rritje, ndërkohë që vende të tjera dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim lidhur me masat shtypëse të policisë ndaj demonstruesve.

Kryeministri Mykola Azarov tha sot gjatë një takimi të kabinetit se qeveria po tregon tolerance dhe paralajmëroi se personat që thyejnë ligjin do të ndëshkohen.

Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në sheshin kryesor të Kievit dhe Organizata Human Rights Warch me qendër në Shtetet e Bashkuara po i bën thirrje autoriteteve të Ukrainës të hetojnë lidhur me njoftimet se policia ka përdorur dhunë të tepruar për të kontrolluar turmat e njerëzve.

Demonstratat në Ukrainë kanë ardhur duke u shtuar që nga 21 nëntori, kur presidenti Viktor Yanukovych kundërshtoi një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, duke thënë se vendi i tij duhet t’i vazhdojë lidhjet e afërta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG