Lidhje

Ukraina tërhiqet nga një zonë e çmilitarizuar


Zyrtarët ukrainas thanë se do të fillojnë tërheqjen e trupave nga një zonë e çmilitarizuar në lindje të vendit ku ato luftonin kundër forcave separatiste pro-ruse.

Një zëdhënës i ushtrisë tha sot se sulmet e rebelëve janë pakësuar, duke e lejuar Kievin të zbatojë marrëveshjen e arritur javën e kaluar me separatistët për krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 30 kilometrash.

Dje, Ukraina tha se nuk do t’i tërhiqte forcat përderisa shkejet e armëpushimit të vazhdonin.

Ukraina do të jetë një prej temave kryesore të gjatë takimit të kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë. Moska do të pëërfaqësohet në takimin vjetor nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG