Lidhje

Reagimet e zyrtarëve botërorë ndaj situatës në Krime


APTOPIX Belgium NATO Ukraine
APTOPIX Belgium NATO Ukraine
Sekretari i Përgjithshëm i Natos tha sot se Rusia ka shkelur kartën e OKB-së me veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.

Anders Fogh Rasmussen i bëri thirrje Moskës të ul tensionet.

Ai foli në Bruksel në një takim të aleancës për të diskutuar krizën.
Sekretari i jashtëm i Britanisë William Hague tha sot se qeveria e re e Ukrainës po bën çdo gjë të mundur të ul tensionet në rajon.

Hague, i cili shkon sot në Kiev, tha se ka këshilluar qeverinë e re të vazhdojë këtë përqasje megjithë njoftimet për shkallëzimin e tensioneve.

Hague tha se Britania do të tërhiqet nga bisedimet përgatitore për takimn e G8 në Soçi në shenjë proteste ndaj vendimit të Rusisë për të dërguar trupa në Krime.
Ministri i jashtëm francez tha më parë se Franca do të tërhiqet gjithashtu nga këto bisedime.
Laurent Fabius tha sot në Paris se vendimi i Rusisë “është kundër parimeve të G7 dhe G8”.
XS
SM
MD
LG