Lidhje

Ukrainë: Rebelët fillojnë tërheqjen e armëve të rënda


Rebelët në Ukrainën lindore të përfshirë në luftime kanë filluar tërheqjen e armatimeve të rënda nga vija e parë e luftimeve, siç kërkon marrëveshja e armëpushimit me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Komandanti i rebelëve Eduard Basurin tha se tërheqja filloi sot në orën 9 të mëngjesit, sipas orës lokale, por ky njoftim nuk është konfirmuar.

Zyrtarë të ushtrisë ukrainase nuk kanë komentuar, por ata këmbëngulin se nuk do t’i tërheqin armët nga vija e parë, përsa kohë që atje vazhdojnë luftimet.

Kievi tha se sulmet e forcave rebele vazhduan sot në qytetin Mariupol dhe pranë qytetit Debalt-sjeve, kontrollin e të cilit separatistët me mbështetjen e Rusisë e morën javën e kaluar.

Dhuna ka nxitur dyshime, në se marrëveshja e armëpushimit, që mendohej se do të fillonte të zbatohej që më 15 shkurt, do të mund t’i japë fund konfliktit. Në luftimet në Ukrainën Lindore janë vrarë gjatë 10 muajve të fundit rreth 5 mijë e 600 vetë.

XS
SM
MD
LG