Lidhje

Rrëzimi i avionit ukrainas


Separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një avioni të ushtrisë ukrainase, dhe thonë se kanë kapur katër anëtarët e ekuipazhit.

Agjencia ruse e lajmeve Interfaks dje citoi separatistët në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Luhansk, të kenë thënë se të burgosurit ndodhen në qytetin kufitar të Krasnodonit dhe po merren në pyetje.

Hollësitë e rrëzimit të avionit dje nuk ishin të qarta. Interfaks citoi Ministrinë ukrainase të mbrojtjes të ketë thënë se tetë persona ishin në bordin e avionit, i cili po dërgonte ushqime dhe ujë të pijshëm për personelin në pikat e kontrollit në lindje të vendit.

Ministria ukrainase e mbrojtjes tha gjithashtu se avioni po fluturonte shumë lartë mbi Luhansk dhe se është goditur nga raketa tokë-ajër, duke nxitur spekulimet se rebelët mund të kenë përdorur raketa më të fuqishme ruse, ose avioni mund të jetë goditur nga raketa të hedhura nga territori rus.

XS
SM
MD
LG