Lidhje

Ukraina akuza kryengritësve për sulm ndaj civilëve


Ukraina ka akuzuar kryengritësit pro-rusë se kanë qëlluar me raketa dhe mortaja një autokolonë civilësh, ndërsa ata përpiqeshin t’i shpëtonin luftimeve në lindje të vendit.

Zyrtarët ushtarakë nuk dhanë një numër të saktë viktimash nga sulmi, por thanë se shumë vetë kishin vdekur, mess ë cilëve gra dhe fëmijë.

Goditja ndodhi pranë qytetit të Khrashjuvate-s, që ndodhet në rrugën kryesore që del nga qyteti lindor i rrethuar i Luhanskit.

Qyteti ka qenë skenë e disa prej luftimeve më intensive javët e fundit mes separatistëve dhe trupave ukrainase. Nëntë trupa ukrainase u vranë atje gjatë natës.

XS
SM
MD
LG