Lidhje

Kleri rus, ukrainas dënojnë "komplotet"


Të krishterë ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi festuan Pashkët, ditën më të shenjtë në kremtimet fetare për këta besimtarë, ndërkohë që dy vendet janë përfshirë në një ballafaqim shqetësues dhe kreu i kishës ukrainase dënoi atë që e cilësoi si agresion rus në atdheun e tij.

Në mesazhin e tij për Pashkët, Patriarku i Kievit Filaret tha se është ndërmarrë agresion dhe padrejtësi ndaj “vendit tonë paqedashës”. Ai e cilësoi Rusinë si vend armik, dhe shtoi se sulmi i saj ndaj Ukrainës do të përfundojë me disfatë.

Ndërkaq në Moskë, Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse Kiril udhëhoqi lutje për besimtarët rusë në Ukrainë dhe bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim. Ai citohet të ketë bërë thirrje për ndaljen e “prapaskenave të atyre që duan të shkatërrojnë Rusinë e shenjtë”.

Këto komente u bënë disa orë pasi qeveria ukrainase njoftoi pezullimin e operacioneve të sigurisë për të nxjerrë ekstremistët pro-rusë nga ndërtesat që kanë uzurpuar.
XS
SM
MD
LG