Lidhje

Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi


Ministria e jashtme e Ukrainës thotë se ka arritur një "mirëkuptim të ndërsjellë" me Rusinë mbi fazat kryesore të një plani paqeje për Ukrainën lindore.

Në një deklaratë të lëshuar dje, ministria e jashtme ukrainase nuk dha hollësi të tjera, pas ditës së dytë të negociatave në Kiev të ndërmjetësuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Por në deklaratë thuhet se grupi i kontaktit ka rënë dakord të vazhdojë bisedimet që kanë për qëllim dhënien fund të konfliktit në rajonet e Luhanskit dhe Donetskit në Ukrainën lindore.

Bisedimet pasojnë një takim ballë për ballë javën e kaluar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të ri të Ukrainës Petro Poroshenko, kontakti i parë i nivelit të lartë mes dy qeverive që kur Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë në mars.
XS
SM
MD
LG