Lidhje

Ushtria ukrainase fillon operacionet ndaj seperatistëve pro-rusë


Trupat ukrainase dje zbarkuan në një aeroport në lindje të vendit, në fillim të një operacioni kundër separatistëve pro – rusë që kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në 10 lokalitete në afërsi të kufirit rus.

Zbarkimi i djeshëm i trupave ukrainase në Kramatorsk shkaktoi njoftime kontradiktore mbi zhvillimet në aeroportin i këtij qyteti, ku qeveria e Kievit njoftoi për vënien nën kontroll të aeroportit. Megjithatë, dëshmitarët dhe gazetarët perëndimorë thonë se forca ukrainase shumë shpejtë u rrethuan nga civilët vendor dhe nuk arritën të lëvizinin menjëherë në drejtim të vetë qytetit. Zyrtarët në Kiev thanë se një operacion i ngjashëm ishte nisur në qytetin e afërt Slovyansk.

Më parë, Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandr Turchynov tha se forcat qeveritare kishin filluar një operacion të "kujdesshëm" në rajonet rusisht-folëse në lindje të vendit, pasi një afat për dorëzimin e protestuevse të armatosura të hënën kaloi pa lëvizje.

Shtëpia e Bardhë të martën vlerësoi Kievin për deklaratat se forcat ukrainase synojnë të tregojnë përmbajtje dhe do të lëvizin gradualisht në përpjekjet për të çliruar objektet e pushtuara.
XS
SM
MD
LG