Lidhje

Rusia denoncon pjesëmarrjen e të huajve në protestat ukrainase


Kryeministri rus paralajmëroi politikanët e huaj, të cilët morën pjesë në aktivitetet që u organizuan për situatën e tensionuar në Ukrainë.

Dmitry Medvedev tha sot në një intervistë se politikanët e huaj që morën pjesë në demonstratat pro-Bashkimit Evropian që po mbahen prej ditësh në Kiev, ishin një veprim i papërshtatshëm. Ai tha se i konsideronte veprimet e tyre “ndërhyrje në punët e brendshme” të Ukrainës.

Zoti Medvedev ju referua Ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i cili në fillim të javës ishte i pranishëm në një miting në Kiev ku shprehej solidaritet me afrimin vendit me Bashkimin Evropian. Mijëra demonstrues protestuan në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku diplomatët perëndimorë u mblodhën për një takim të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian.

Demonstruesit kanë bërë thirrje për largimin nga pushteti të presidentit Viktor Yanukovych, pasi ai u tërhoq nga një marrëveshje me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG