Lidhje

Ukrainë, Separatistët lirojnë 4 vëzhgues evropianë


Kryengritësit pro-rusë në Ukrainën lindore kanë liruar katër vëzhgues evropianë që mbaheshin prej një muaji.

Katër vëzhguesit nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë u liruan dje, një muaj pasi u ndaluan në Luhansk.

Katër të tjerë të ndaluar në Donetsk u liruan disa ditë më parë. Zyrtarët e OSBE-së thonë se të gjithë ata janë në gjendje të mirë. Nuk është ende e qartë përse u ndaluan vëzhguesit.

Bashkimi Evropian kërkon nga separatistët dhe përkrahësit e tyre në Moskë të ndërmarrin hapa për të qetësuar krizën në Ukrainën lindore, përndryshe do të përballen me sanksione shtesë.

Hapat që kërkon BE përfshijnë bisedime për paqe dhe lejimin e vëzhguesve të OSBE-së të kryejnë misionin e tyre.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko të premten zgjati me tre ditë afatin e armpushimit me separatistët.

XS
SM
MD
LG