Lidhje

Ukrainë: Rritet në 18 numri i minatorëve të vrarë nga shpërthimi në minierë

  • Zëri Amerikës

Ukrainë: Rritet në 18 numri i minatorëve të vrarë nga shpërthimi në minierë

Ukrainë: Rritet në 18 numri i minatorëve të vrarë nga shpërthimi në minierë

Në Ukrainë, Ministria e Emergjencave tha se numri i vdekjeve nga shpërthimi i djeshëm në një minierë në lindje të vendit, ka arritur në 18.

Presidenti Viktor Janukoviç kërkoi ngritjen e një komisioni qeveritar për hetimin e shpërthimit që vrau fillimisht 16 persona dhe plagosi tre të tjerë. Ndërkohë nëntë minatorë figurojnë të zhdukur.

Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarë rajonalë të kenë thënë se shpërthimi është shkaktuar nga gazi i metanit.

Minierat e qymyrit në Ukrainë janë më të rrezikshmet në botë, pjesërisht për shkak të pajisjeve të vjetëruara.

XS
SM
MD
LG