Lidhje

Separatistët ukrainas, sulm me raketë


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se një sulm me raketë nga separatistët prorusë sot në lindje të vendit, shkaktoi vdekjen e të paktën 19 ushtarëve qeveritarë dhe plagosjen e 93 të tjerëve.

Zoryan Shkyryak, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arseny Avakov u tha gazetarëve në Kiev se forcat kryengritëse hodhën raketa Grad ndaj trupave ukrainase në një fshat të rajonit Luhansk, pranë kufirit me Rusinë.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se përgjegjësit për sulmin “do të gjendeshin dhe do të shkatërroheshin”, duke shtuar se se për çdo ushtar të vrarë ukrainas, kryengritësit do të paguanin me “dhjetra e dhjetra nga radhët e tyre”.

XS
SM
MD
LG