Lidhje

Ukrainë: Timoshenko do marrë ndihmë mjekësore jashtë burgut


Ukrainë: Timoshenko do marrë ndihmë mjekësore jashtë burgut
Ukrainë: Timoshenko do marrë ndihmë mjekësore jashtë burgut

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç premtoi të lejojë ish kryeministren e burgosur Julia Tymoshenko, që të marrë ndihmë mjekësore jashtë burgut të Kievit, ku ajo po vuan dënimin.

Duke folur të martën në një konferencë për shtyp, zoti Janukoviç tha se ai ka folur me zyrtarë të qeverisë rreth shëndetit të zonjës Tymoshenko dhe ata e kanë informuar se gjendja e sistemit shëndetësor në burg nuk është në përputhje me standardet e kërkuara.

Shqetësimet rreth gjendjes së saj shëndetësore lindën të hënën, kur kryetarja e organizatës së të drejtave të njeriut në Ukrainë, Nina Kapaçeva tha se ish kryeministrja vuan nga probleme serioze mjekësore dhe duhet trajtuar jashtë burgut.

Sipas zonjës Kapaçeva 50 vjeçarja Tymoshenko nuk ishte në gjendje të ngrihej nga krevati për të folur me të dhe ajo kërkoi që hetuesit të mos ta marrin në pyetje në qelinë e burgut.

Muajin e kaluar ajo u dënua me 7 vjet burg për tejkalim kompetencash si kryeministre kur nënshkroi një marrëveshje gazi natyror me Rusinë për të cilën kundërshtarët e saj thonë se ishte shumë në favor të Moskës.

XS
SM
MD
LG