Lidhje

Trupat ukrainase përparojnë drejt lindjes


Trupat ukrainase i ndoqën dje separatistët pro-rusë deri pranë kufirit me Rusinë, një ditë pas marrjes së kontrollit të qytetit Sloviansk.

Autoritetet thanë se forcat qeveritare, po ashtu rimorën kontrollin e katër qyteteve të vogla që ndodhen midis Slovianskut dhe qytetit kufitar Donetsk, që është nën kontrollin e rebelëve.

Një zyrtar i sigurisë kombëtare tha se trupat qeveritare kryen dje një operacion që synonte izolimin e Donetskut dhe Luhanskit, dy qytetet kryesore rusishtfolëse në lindje të vendit, që janë ende nën kontrollin e forcave rebele.

Udhëheqësit e forcave rebele pranuan se kishin pësuar humbje të rënda gjatë tërheqjes nga Sloviansku. Autoritetet ukrainase thanë të dielën se kishin konfiskuar një arsenal të madh armësh nga rebelët, përfshirë raketa anti-tank dhe granatahedhëse.

100 kilometra në jug, media rajonale dhe perëndimroe njoftuan se forcat rebele të armatosura rëndë lëviznin lirisht në Donetsk.

XS
SM
MD
LG