Lidhje

Ukrainë, bën betimin udhëheqësi separatist


Separatist leader Alexander Zakharchenko is sworn in as the head of the self-proclaimed Donetsk People's Republic during a ceremony at a theatre in Donetsk, eastern Ukraine, Nov. 4, 2014.
Separatist leader Alexander Zakharchenko is sworn in as the head of the self-proclaimed Donetsk People's Republic during a ceremony at a theatre in Donetsk, eastern Ukraine, Nov. 4, 2014.

Një udhëheqës i separatistëve pro-rusë bëri sot betimin si kreu i republikës së vetëshpallur popullore në Ukrainën lindore, pas zgjedhjeve që Kievi i hodhi poshtë si jolegjitime.

Ceremonia e betimit të Alexander Zakarchenkos si kryeministër i së ashtu-quajturës Republika Popullore e Donetskut pritet ta acarojë ballafaqimin me Ukrainën, nga i cili kanë gjetur vdekjen 4000 vetë që nga prilli.

Në komentet në Vjenë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha se zgjedhjet nuk i shërbejnë zgjidhjes së situatës dhe shtoi se gjendja në Ukrainë mbetet shumë shqetësuese.

Në Berlin, Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu zhgënjim ndaj rolit të Rusisë në konflikt dhe tha se nuk arsye të hiqen sanksionet kundër Moskës.

Presidenti i Ukraininës Petro Poroshenko do të takohet sot me zyrtarët e lartë të sigurisë në vend, për të analizuar një përgjigje ndaj zgjedhjeve të së dielës, të zhvilluara në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.

Në një fjalim të transmetuar dje nga televizioni, Presidenti Poroshenko i cilësoi zgjedhjet një farsë që shkel armëpushimin e arritur në shtator me separatistët.

XS
SM
MD
LG